Basketboll

NËNKRYETARI I TREPÇËS TREGON ARSYJEN E VËRTETË TË LARGIMIT TË KOLJEVICIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më me emër, që ka shkelur viteve të fundit në basketbollin e Kosovës, është edhe malazezi Ivan Koljevic.

Ky i fundit u lirua nga skuadra e Trepçës, javën e kaluar me pretekstin se ka thyer rregulloret e diciplinës, ndërsa nënkryetari i klubit mitovicas, Lindrit Misini në ASISTIN 444 ka treguar arsyjen e saktë se pse e kanë liruar nga skuadra.

Erdhi me një bujë shumë të madhe, por në xhirot e fundit ai filloi të del nga vetja. Unë për veti nuk kisha asnjë arsyje, pse ai ishte aq shumë i padiciplinuar me bashkëlojtarët dhe trajnerin e ri, definitivisht është për diciplinë dhe dua ta ceku edhe publikisht, ne jemi futur në kryesi për të bërë klubin siç i ka hije Trepçës, askush e as ne si kryesi nuk mund të jemi mbi klubin, ose do të ketë një stabilitet nga financat e deri te diciplina, ose ne si kryesi nuk mund të vazhdojmë me teke”, u shpreh Misini.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.