PENZA MBYLL STINORIN E RREGULLT ME FITORE, TREPÇA BIE NË LIGËN E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e ka mbyllur stinorin e rregullt në Superligën e Femrave me fitore të thellë, duke vulosur poashtu rënien e Trepçës në Ligën e parë.
Vashat pejane kanë triumfuar thellë në udhëtim te Trepça me rezultatin, 45-98.
Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në fitoren e tyre sonte: Diedona Halitaj(27), Ermelinda Gjuka(18), Tringa Ukaj(14) e Arbnore Perçuku(11).
Te Trepça u dalluan, Sihana Ramoja me 22 pikë e Alma Muzliukaj me 12 sosh.
Pas kësaj fitore, Penza mbyll stinorin vjeshtor me fitore dhe ngritet si e dyta përkohësisht me 33 pikë, 13 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Trepça bie nga liga me bilanc, 1 fitore, 19 humbje e 21 pikë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.