Basketboll

DRITA LIDERE, MEGASPORTI NË ”PLAY OUT” E NË ”PLAY OFF”…

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme me dy ndeshjet e fundit në planprogram ka përfunduar stinori i rregullt në Ligën e parë të Kosovës.
 
Marigona Hill Prishtina e ka fituar biletën e fundit për ”play off”, duke lënë jashtë New Basketin edhe pse këta të fundit fituan ndaj Megasportit.
 
Në anën tjetër, Megasporti me humbjen nga rivali lokal, mbeti në vendin e parafundit dhe tash do të luajë në ”play out”, për ti shpëtuar rënies.
 
Drita e mbylli këtë edicion të Ligës së parë si lidere me vetëm një humbje e në ndjekje të saj Istogu.
 
Përderisa, Lipjani për të dytin vit rresht bie edhe nga Liga e parë për në Ligën e dytë.
 
Skuadrat që do të ndeshen në ”play off” janë: Rc Cola Drita vs Marigona Hill Prishtina dhe Istogu vs As Prishtina.
 
Ndeshjet e para të ”play off”-it, pritet të luhen gjatë fillimit të javës së ardhshme.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.