Basketboll

KOMESARI I GARAVE TË SUPERLIGËS, SQARON PËR ASISTIN NË DETAJE ‘LËMSHIN’ NË TABELËN E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Duke marrë parasysh situatën e komplikuar e cila ka ndodhur me numrin e pikëve të njëjta ndërmjet skuadrave të Superligës së Kosovës, Trepçës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, AsistiOnline.com ka kontaktuar me Komesarin e Garave të Superligës Kosovës, Faton Kurshumlija i cili e ka spjeguar situatën dhe ajo është shumë e thjeshtë.
 
Në rastin e tre, apo më shumë ekipeve me pikë të njejta, merret parasysh numri i fitoreve në takimet e ndërsjella. Pastaj koshaverazhi, kjo do të thotë se në takimet e ndërsjella, Prishtina me Trepçën kanë bilanc 3-1 në favorin e prishtinasve dhe Prishtina me Bashkimin 2-2, kjo do të thotë se Prishtina i ka 5 fitore në total. Bashkimi në takimet e ndërsjella me Trepçën është 2-2, që do të thotë, 2 fitore me Prishtinën dhe 2 fitore me Trepçën = 4 fitore. Ndërsa, Trepça e ka 1 fitore me Prishtinën dhe 2 me Bashkimin = 3. Pra, Prishtina me 5 fitore në pozitën e 5-të. Bashkimi me 4 fitore në pozitën e 6-të dhe Trepça me 3 fitore mbetet në ”play out”.
 
Sikurse të gjitha këto skuadra të kishin numrin e njejtë të fitoreve dhe të humbjeve, atëhere do të shikohej koshaverazhi, këtë më së miri na e ka sqaruar, komesari i garave, z.Faton Kurshumliu i cili ka thënë se renditja tabelare aktuale në web faqen zyrtare të FBK-së, mbetet në këtë mënyrë, derisa të përfundojë edhe ndeshja e fundit e stinorit të rregullt, Peja – Vëllaznimi, pas të cilës pastaj do të bëhet renditja përfundimtare tabelare në bazë të propocioneve të garave, ashtu siç e sqaroi edhe AsistiOnline.com në disa komente të mëposhtme.
 
Pra me këtë sqarim ekskluiv në detaje, shpresojmë që AsistiOnline.com si i vetmi portal ekskluziv në trojet shqiptare, kushtuar krejtësisht basketbollit, ka arritur të qartësojë paqartësinë e madhe e cila është krijuar në fund me renditjen e skuadrave dhe në një mënyrë, arriti që të kontribojë në ‘ç’pshtjelljen’ e lëmshit të madh i cili është bërë në Superligën e Kosovës dhe e cila sivjet ishte një prej edicioneve më interesante, më dramatike dhe siç thotë Agon Fehmiu u bë llugë, por shpresojmë se me këto spjegime, AsistiOnline.com arriti ta qartësojë situatën.
 

RIKUJTIM: Në fund do të jetë tabela zyrtare FBK-së e cila do të publikohet nesër nga FBK-ja dhe ta zyrtarizojë këtë ‘lëmsh’, kurse të gjitha këto definohen edhe në propozicionet e garave të FBK-së të cilat janë të arkivuara në web-faqen të FBK-së, përfshirë renditjen përfundimtare tabelare ku spjegohen situata të tilla.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.