ISTOGU E NISË MBARË ”PLAY OFF”-IN, TRIUMFON NDAJ AS PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalja e dytë e ”play off”-it në Ligën e parë ndërmjet Istogut dhe As Prishtinës, ju ka takuar vendasve nga Dukagjini.
Të udhëhequr nga Fisnik Juniku e Labinot Kelmendi, istogasit arritën të mposhtin As Prishtinën e Valentin Spaqit me rezultat, 95-81.
Në fakt ndeshja ishte mjaftë interesante As Prishtinën që e fitoi ngushtë periodën e parë(23-24) ndërsa Istogu më pas u rikthye në lojë dhe arriti ti fitojë të gjithë çerekët vijues, por ngushtë (23-19, 21-15, 28-23) dhe fitorja erdhi me meritë.
Fisnik Juniku me 26 pikë, Labinot Kelmendi me 22, Mirza Skrelja me 13 e Mirlind Zekaj me 12 sosh, ishin individët më të dalluar në fitoren e Istogut sot.
Te AS Prishtina s’mjaftuan assesi për fitore: Endrit Berisha me 19 pikë, Don Polloshka me 16, Alban Latifaj me 14 e Dardan Sejdiu me 13 sosh.
Me këtë fitore, Istogu merr avantazhin e serisë gjysmëfinale dhe i duhet vetëm edhe një triumf, për të kaluar në finale.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.