Basketboll

LA CLIPPERS FITON TË 6-TËN RRESHT, MPOSHTË INDIANAN!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e udhëhequr nga Tyronn Lue ka arritur fitoren e gjashtë rresht duke mposhtur Indiana Pacers në shtëpinë e tyre me rezultat 126-115.

Ishte super ylli i skuadrës, Paul George që udhëhoqi Clippersat drejt këtij triumfi që doli të jetë shumë i vështirë pasi që në tri çerekët e parë gjithçka ishte pothuajse e barabartë mes dy skuadrave.

Në këtë ndeshje që u transmetua drejtpërdrejt në Art Sport 1, Paul Geroge shënoi hiç më pak se 36 pikë duke kontribuar me 8 asistime e 7 kërcime. Ishte hera e katërt rresht për Gerogen që shënon mbi 30 pikë në ndeshje. Përkrahu i qëndroi Marcus Morris me 22 pikë e 7 kërcme për këtë fitore të madhe.

Nga ana tjetër, edhe njëherë tjetër shkëlqyen tandemi Sabonis, LeVert dhe Brogdon që së bashku shënuan 75 pikë apo 68% të pikëve për skuadrën. Por vlen të ceket se lituanezi Domantas Sabonis kompletoi double double numër 37 në këtë sezon duke shënuar 20 pikë me 13 kërcime.

Me këtë fitore, Clippers mbajnë vendin e tretë në perëndim me 38 fitore e 20 humbje ndërsa Pacers janë në vendin e 9 të lindjes me 25 fitore e 28 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=rktOjOw8wF8

Komentet janë të mbyllura.