SOT VENDOSET FINALISTI I DYTË I LIGËS SË PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e Ligës së parë, ndërmjet Istogut dhe As Prishtinës, skuadra këto që po kërkojnë finalen e madhe.
Në takimin e parë kishte triumfuar Istogu me rezultat, 95-81. Ndërsa në ndeshjen e kthimit, As Prishtina ishte revanshuar duke fituar ndeshjen 84-76 dhe kështu finalisti i dytë do të vendoset në sfidën e tretë.
Kjo ndeshje fillon sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet në finale me Dritën e cila kaloi aty, pasi mposhti Marigona Hill Prishtinën në seri 2-0.
Kampioni i Ligës së Parë do të inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Superligës, Trepçën dhe do të kuptohet se cila do të luajë në elitë edicionin e ardhshëm.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.