DIVINE MYLES HERO I NDESHJES, PONTE PRIZRENI BARAZON SERINË NDAJ PEJËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Pejës dhe atë vetëm pas vazhdimeve.
Prizrenasit kanë triumfuar minimalisht me shënimin në sekondën e fundit të duelit të Divine Myles për 3 pikë dhe kanë fituar duelin dramatik ndaj Pejës 112-111.
Ponte Prizreni e nisi më mirë këtë sfidë, duke e fituar çerekun e parë 27-21. Ndërsa në të dytin dominoi tërësisht po i njëjti ekip(34-24) dhe shkoi në pushim me avantazh të konsideruar ndaj pejanëve 61-45.
Këndellja e Pejës erdhi në pjesën e dytë, mysafirët fituan në periodën e tretë bindshëm 23-34. Pejanët fituar edhe periodën e fundit me 5 pikë dallim(15-20), por as kjo nuk ju solli fitoren, shifrat u barazuan krejtësisht dhe ndeshja shkoi në vazhdime(99-99).
Në 5 minutëshin e vazhdimeve u zhvillua dramë e vërtetë, herë e merrte epërsinë Ponte Prizreni e herë Peja edhe pse kjo e fundit kishte avantazhin në sekondat e fundit, Divine Myles me shënimin në të qindat e sekondit të fundit realizoi për 3 pikë dhe kështu ekipi i Arbnor Rifatit ju gëzua fitores së madhe për barazim serie.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Ponte Prizrenit sonte: Divine Myles ishte fantastik me 33 pikë, 7 asiste, 7 kërcime e 2 vjedhje topash, Landon Talliaferro me 28 pikë(8/12 për 3 pikë), Kwame Vaughn me 25 pikë dhe Josh Martin me double-double(15pk, 12krc).
Te Peja s’mjaftoi për fitore, performanca magjike e Dardan Berishës që realizoi plotë 43 pikë, por as A.J Walton me triple-double(20pk, 13ast, 10krc), Brandon Walters me 23 pikë, LeRon Dendy me 15 e Leonard Mekaj me 10 sosh.
Kjo fitore e Ponte Prizrenit, bën që seria me Pejën të barazohet në 1-1 dhe tash dy sfidat e rradhës luhen në Pejë të premtën dhe të dielën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.