AFRIM BILALLI MERR DREJTIMIN E VLLAZNISË SË SHKODRËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës në elitën shqiptare të basketbollit është bërë me trajner të ri.
Shkodranët kanë rikthyer në krye të stolit, njërin prej trajnerëve më të suksesshëm shqiptarë, Afrim Bilallin.
Para ardhjes së Bilallit, deri javën e kaluar Vllaznia u drejtua nga trajneri amerikan, Matthew Jones por i njëjti u shkarkua nga drejtuesit e skuadrës shqiptare, pas rezultateve të dobëta të ekipit.
Trajneri i ri i ekipit, Afrim Bilalli edhe vitin e kaluar ishte në krye të Vllaznisë.
Përveç drejtimit të Vllaznisë, kujtojmë se njëkohësisht Bilalli është edhe trajner i parë i Kombëtares së Shqipërisë në Basketboll.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.