Basketboll

KËTË VIKEND, XHIRO-JA E FUNDIT NE LIGËN E PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Këtë fundjavë luhet xhiroja e fundit e sezonit të rregullt në Ligën e parë të meshkujve.

Ditën e djeshme është luajtur takimi, Vëllaznimi – Vushtrria(85-67), përderisa takimet e tjera luhen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën luhen tre duele, tejet interesate. Penza e pret Prishtinën e Re me fillim nga ora, 14:30. Përderisa, Kerasan Prishtina e pret Istogun, nga ora 17:00. Dhe krejt në fund, Drita i shkon Feronikelit, ndeshje që nis nga ora, 18:00.

Ndërsa të dielën, nga ora 19:00, luhet takimi i fundit i xhiros së 18-të, ku United Basketball e pret Don Boskon ndeshje që nis nga ora 19:00.

 

Komentet janë të mbyllura.