Basketboll

PEJA KONFIRMON ANKESËN PËR DYSHEN WALTERS & WALTON

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës ka deponuar ankesë në Federatën e Basketbollit të Kosovës, për dyshen amerikane, Brandon Walters e A.J Walton.

Dyshja e lartëpërmendur, gjatë ditës së djeshme u dënuan me nga 2 ndeshje mos-lojë për ekipin e Pejës, për shkak të përleshjes fizike në incidentin e ndeshjes gjysmëfinale, Ponte Prizreni – Peja.

Por vendimi për dënimin e Walters e Walton, nuk i ka pëlqyer fare klubit të Pejës, që sot ka konfirmuar se kanë bërë ankesë në FBK, për këtë vendim.

Të dashur tifozë, ju njoftojmë se sot klubi ka dërguar dëshmitë e nevojshme në Komisionin Arbitrar rreth incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit. Ne jemi të bindur dhe gjithmonë do qëndrojmë prapa faktit se Brandon Walters dhe AJ Walton në çdo moment kanë vepruar në vetmbrojtje. Faktin që lojtarët tanë kanë mbrojtur veten e tyre e kemi dëshmuar shumë detajisht në Video-n të cilën sot e kemi dërguar në Komisionin Arbitrar. Ne besojmë dhe do luftojmë që incidenti në Prizren të paraqitet në mënyrë realiste dhe pa manipulime si në Komision Arbitrar apo në audienca. Vendimi do meret në orët e pasdites, ne do ju mbajmë të informuar për çdo detal që vendoset rreth kësaj qështje”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga klubi i Pejës.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.