ZVEZDA THELLON SERINË FINALE NË ABA LIGË!
Prishtinë(AsistiOnline) – Crvena Zvezda e ka fituar edhe përballjen e dytë finale të ABA Ligës ndaj Crvena Zvezdës e zhvilluar sonte në Beograd.
Skuadra serbe ka arritur të mposhtë Buduqnostin me rezultat 85-79, në një ndeshje të jashtëzakonshme për 40 minuta lojë të zhvilluara.
Ognjen Dobriq me 27 pikë e Jordan Loyd me 16 sosh, ishin individët më të dalluar në fitoren e Zvezdës sonte.
Te Buduqnosti s’mjaftuan assesi për fitore, Danilo Nikoliq me 26 pikë e as Justin Cobbs me 14 sosh.
Kjo ishte fitorja e dytë rradhazi e Zvezdës ndaj Buduqnostit në finale të ABA Ligës dhe tash ekipit serb i duhet vetëm edhe një fitore për tu shpallur kampione e kësaj gare prestigjioze.
Dy ndeshjet e rradhës eventuale zhvillohen në Mal të Zi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.