Basketboll

SOT MUND TA KEMI KAMPIONIN E ABA LIGËS, FINALJA E KATËRT EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION

Prishtinë(AsistiOnline) – Buduqnosti dhe Zvezda do të duelojnë mes tyre sot për herë të katërt në finalet e ligës më të fortë rajonale, ABA Ligës. Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 20:30 dhe transmetohet në Art Sport 2.

Deri më tani beogradasit kanë arritur dy fitore në dy ndeshjet e para teksa skuadra e Buduqnostit nga Podgorica arriti që të rrëmbej fitoren në ndeshjen e tretë dhe të ngushtoj serinë në 2-1 për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit dhe njëkohësisht pjesmarrjen në Euroligë.

Këto dy skuadra ishin më të mirat edhe në sezon të rregullt, por edhe në gjysmëfinalet e playoffit dhe tani po diskutojnë titullin mes tyre.

Njejtë si në përballjet e mëparshme edhe këtë herë vendasit e Buduqnostit shpresojnë në dyshen Della Valle-Reed kurse Zvezda do provoj t’i kundërvihet atyre me Lloyd dhe Nnoko.

 

Buduqnosti, 5-shja e mundshme startuese:

Ivanovic, Nikolic, Della Valle, Popovic, Reed

 

Zvezda, 5-shja e mundshme startuese:

Lloyd, Davidovac, Lazic, Dobric, Nnoko

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.