Basketboll

LAKERS MPOSHT PËRSËRI SUNSIN DHE MERR AVANTAZHIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, LA Lakers e ka fituar edhe ndeshjen e dytë rresht në çerekfinale të Konferencës sivjet.

Skuadra nga Los Angjelosi ka triumfuar ndaj Suns me rezultatin 109-95.

Anthony Davis ishte më i disponuari tek fituesit me 34 pikë e 11 kërcime i ndihmuar edhe nga LeBron James me 21 pikë e 9 asiste.

Te Phoenixi s’mjaftuan për fitore, Deandre Ayton me 22 pikë e 11 kërcime e as Devin Booker me 19 pikë të tjera.

Lakers tash merr avantazhin në serinë çerekfinale të perëndimit ndaj Phoenixit në 2-1 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale të kësaj konference.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.