PHILADELPHIA I AFROHET MAKSIMALISHT GJYSMËFINALES
Prishtinë(AsistiOnlina)– Philadelphia Sixers e ka arritur fitoren e tretë rradhazi në serinë çerekfinale të konferencës kundër Washingtonit.
Skuadra e drejtuar nga Doc Rivers ka mposhtur në ndeshjen e tretë, Wizardsin me rezultat tejet të thellë dhe bindës 103-132, për t’ju afruar në vetëm një fitore gjysmëfinales.
Joel Embiid shkëlqeu në kte duel për Phillyn me 36 pikë e 8 kërcime i ndihmuar edhe nga Tobias Harris me 20 pikë e 13 kërcime.
Te Wizards s’mjaftuan për fitore, Russell Westbrook me triple-double(26pk, 12krc, 10ast), e as Bradley Beal me 25 pikë.
Me këtë fitore dhe thellim serie në 3-0, Sixers i afrohen maksimalisht kalimit në gjysmëfinale të konferencës lindore në NBA dhe për këtë gjë, ju duhet vetëm edhe një fitore ndaj Wizards.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.