MILANO FITON GARËN PËR TË BRONZTËN NË EUROLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra italiane nga qyteti i modës, Olimpia Milano e ka fituar garën për pozitën e tretë në Euroligë.
Ekipi nga qyteti i modës ka mposhtur në ndeshjen për vendin e tretë në ”final four”, skuadrën ruse të CSKA Moskës 83-73, në një duel të cilin Milano e kontrolloi pothuajse nga fillimi e deri në fund.
Vladimir Micov e Sergio Rodriguez me nga 14, si dhe Riccardo Morachini e Michael Roll me nga 11 pikë të tjera, ishin prej individëve më të dalluar në fitoren e Milanos sonte.
Te CSKA-ja s’mjaftuan për fitore, Tornike Shengelia me 18 pikë e Iffe Lundberg me 13 sosh.
Kjo fitoren i siguron Olimpia Milanos medaljen e bronztë në kte kampionat interesant të Euroligës, italianët sivjet treguan lojëra fantastike, duke qenë prej skuadrave më të forta në garën prestigjioze evropiane.
Ndërsa, CSKA-ja duhet të pajtohet me pozitën e 4-të sivjet dhe me një rifreskim të ekipit në merkato, sepse sivjet nuk kishte kualitete të mëdha, siç jemi mësuar ta shohim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.