NIKOLA JOKIC SHPALLET MVP I NBA-SË PËR STINORIN 2020/21
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti serb, Nikola Jokic është MVP i NBA-së për stinorin 2020/21.
Qendra amerikane që shkëlqeu sivjet me skuadrën e Denver Nuggets, është zgjedhur MVP i edicionit të rregullt në NBA, duke fituar kështu një çmim prestigjioz që ndahet atje çdo vit.
Jokic mundi në finale për MVP, Joel Embiidin e Philadelphias dhe yllin e Golden State Warriors Stephen Curry, për të fituar çmimin e tij të parë si MVP. Jokic me Nuggets sivjet pati mesatare prej, 26.4 pikëve, 8.3 asistimeve dhe 10.8 kërcimeve në 72 ndeshje të zhvilluara.
I zgjedhur si i 41-ti në draftin e 2014-tës të NBA, Jokic është bërë zgjedhja më e ulët e drafteve në historinë e NBA që e fiton MVP-në. Ai është gjithashtu i pari që luan çdo ndeshje në sezon që nga Kobe Bryant në stinorin 2007-08.
Për tu zgjedhur MVP, Jokic mori 91 nga 101 votat e vendit të parë.
Renditja finale e lojtarëve në luftë për MVP është kjo:
Komentet janë të mbyllura.