REPREZENTUESI I KOSOVËS VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN FRANCEZ
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i natyralizuar i Përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth, do vazhdojë të mbetet anëtar iekipit francez, Le Mans Sarthe Basket.
�
Ekipi elitar francez, ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me fundorin amerikan të lindur në Meksikë dhe që ka edhe pasaportën e Kosovës, shkruan AsistiOnline.com
�
Bamforth ishte natyralizuar pak vite më parë nga krerët e FBK-së, për të mbrojtur ngjyra e Kosovës në duele të kombëtareve, por nuk është se u shfrytëzua edhe aq.
�
Fundori 31-vjeçar në debutimin e tij në Francë, regjistroi mesatare prej 15.8 pikësh dhe 3.6 asistime për ndeshje.
�
Bamforth përpos Francës, karrierë ka bërë edhe në Spanjë (Sevilla, Murcia, Bilbao), Itali (Sassari), Mal të Zi (Buduqnost).
�
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.