SUNS RIKTHEHEN TE FITORET, NJË HAP LARG FINALES!
Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns janë afër finales së përgjithshme të NBA-së, pas fitores së tretë ndaj LA Clippers.
Skuadra e Monty Williamsit e ka mposhtur Clippersin në ndeshjen e katërt të serisë me rezultat final prej 80-84.
Devin Booker me 25 pikë e Deandre Ayton me double-double 19 pikë e 22 kërcime, ishin individët më të dalluar në kte fitore me shumë vlerë për Suns.
Te Clippers nuk mjaftuan assesi për fitore, Paul George me 23 pikë e 16 kërcime e as Reggie Jackson me 20 sosh.
Phoenix Sunsi e thellon serinë finale të Perëndimit ndaj Clippers në 3-1 dhe ndeshja e pestë zhvillohet më 29 qershor nga ora 03:00 pas mesnate.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=1rvJI3_BVAQ
Komentet janë të mbyllura.