Basketboll

PANATHINAIKOSI I FORTË PËR BUDUCNOSTIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Panathinaikosi i Greqisë ka kaluar jo lehtë(87-67), sonte ndaj Buducnosit të Malit të Zi, ndeshje e vlefshme për Euroligë.

Përgjatë tërë takimit Panathinaikosi kishte një epërsi të lehtë, ndaj Buducnostit sonte. Por jo të ikte shumë në rezultat. Pjesë loja e parë e ndeshjes u mbyll në të mirë të vendasve(2321), përderisa dominimi vazhdoi edhe në çerekun e dytë, aty kuedhe u rrit epërsia(26-15).

Ndërsa, çerekun e tretë e fitoi ekipi i Dino Repesës, por ngushtë dhe pa arritur ta merrte rezultatin në duar(17-20). Ndërsa Pana, fitoren e vendosi në çerekun e fundit, kur e fitoi këtë çerek bindshëm(21-11).

Në fitoren e Panas sonte spikatë, James Gist me 23 pikë e Deshaun Thomas me 17 sosh.

Tek Buducnosti më të mirët ishin, Goga Bitadze me 16 pikë si dhe Norris Cole me 14 sosh.

Pas kësaj fitore, Panathinaikosi pothaujse siguron një vend në Play Off. Ndërsa Buducnosti mbetet në pozitën e parafundit në tabelë.

Komentet janë të mbyllura.