Basketboll

JOSH MARTIN NËNSHKRUAN ME KAMPIONIN E PORTUGALISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Josh Martin që shkëlqeu me KB Prizrenin në Superligën e Kosovës në edicionin e fundit, është bërë me skuadër të re.

Aloja 201 centimetërshe është transferuar tek kampioni aktual i Portugalisë, ”Sporting Lisboa”.

Martin ishte prej basketbollistëve më meritorë që Prizreni e mbylli stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në vendin e parë.

26 vjeçari ishte prej lojtarëve të huaj më kualitativë në edicionin e fundit të basketbollit të Kosovës.

Në 29 ndeshje të elitës kosovare me Prizrenin, Martin kishte double-double mesatare prej 10.4 pikëve, 13 kërcimeve e 1.7 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.