MILWAUKEE BUCKS BARAZON SERINË FINALE NDAJ PHOENIXIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e ka barazuar serinë finale të NBA-së ndaj Phoenix Sunsit.
Skuadra e Mike Budenholzerit ka arritur ta fitojë edhe duelin e dytë rresht të serisë, kësaj rradhe me rezultat 109-103.
Khris Middleton ishte fenomenal në këtë fitore të Bucks me 40 pikë dhe kjo me ç’rast ishte shifra më e lartë në karrierën e tij, sa i përket ndeshjeve të ”play off”-it.
Te Suns s’mjaftoi Devin Booker me plotë 42 pikë.
Me këtë triumf të Bucks, barazohet finalja e NBA-së në 2-2 dhe ndeshja e pestë e serisë luhet më 18 korrik nga ora 03:00.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=q6l_Bj381U0
Komentet janë të mbyllura.