FENERI TREGON PSE ËSHTË LIDER, MBYLL STINORIN E RREGULLT ME FITORE
Prishtinë (AsistiOnline) – Fenerbahçe Beko e ka mbyllur me fitore stinorin e rregullt në Euroligë.
Ekipi i Zhjelko Obradoviçit ka mposhtur sonte(78-75), me vështirësi por sa për statistika ekipin izraelit të Maccabi Tel Aviv.
Në fakt pjesë loja e parë mbaroi baraz në të dy çerekët(20-20, 21-21). Ndërsa çereku i tretë u takoi izraelitëve nga Tel Avivi(10-18), por të cilët nuk mundën ta ruajnë avantazhin dhe në çerekun e fundit shpërtheu ekipi vendas duke e fituar këtë pjesë lojë thellë(27-16). Dhe në fund me meritë triumfoi në takimin e sontëm.
Më të dalluarit në fitoren e Fenerit sonte padyshim që ishin, Kostas Slouskas i cili edhe ia fitoi ndeshjen Fenerit sonte me 3 pikësh në sekondën e fundit, Slouskas sonte luajti me 22 pikë, por u dalluan edhe Luigi Datome me 17 pikë, si dhe Marko Guduric me 13 sosh.
Tek Maccabi u dalluan, Tarick Black me 23 pikë, si dhe Scottie Wilbekin me 13 sosh.
Feneri është kualifikuar në ”Play Off” nga vendi i parë me vetëm dy humbje në stinorin e rregulltë si dhe me 24 fitore. Përderisa Maccabi mbetet jashtë ”Play Off”-it, me 15 humbje dhe 14 fitore.
Komentet janë të mbyllura.