Basketboll

SASHA DJORDJEVIC ZYRTARIZOHET NË KRYE TË FENERBAHÇES

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas ndarjes së parakohshme me Igor Kokoskovin, Fenerbahçe e ka gjetur shpejtë trajnerin që do ti prijë ekipit.

Tekniku serb, Sasha Djordjevic do të marrë drejtimin e Fenerbahce Bekos duke zëvendësuar Igor Kokoskovin e larguar, ka njoftuar sot klubi turk nga Stambolli.

Djordjevic 53 vjeç, ka nënshkruajtur marrëveshje 3 vjeçare me Fenerin, derisa Kokoskov la pozicionin e tij te Feneri, për t’u bërë asistent nën-urdhërat e Jason Kiddit në NBA te Dallas Mavericks.

Bosi i ri i Fenerit e përfundoi një aventurë dy vjeçare në Virtus Bolonja. Ai sivjet e  udhëhoqi ekipin e Bolonjas në fitimin e kampionatit të parë italian pas 20 viteve pritje.

Ish-basketbollisti serb e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2007 në Olimpia Milano. Më pas mori në drejtim skuadrat si, Benetton Treviso, Panathinaikos dhe Bayern Munich, derisa para ardhjes në Bolonjë, ai gjithashtu udhëhoqi ekipin kombëtar serb nga 2013 deri në 2019.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.