FERONIKELI NË FINALE TË LIGËS SË PARË
Prishtinë (AsistiOnline) – Feronikeli ka arritur që ta mposht Istogun edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të ‘’Play Off’’-it të Ligës së parë.
Lideri i stinorit të rregullt, Nikli ka mposhtur Istogun edhe në ndeshjen e dytë, për të arritur në finale, që nga aty ta kërkojë direkt Superligën.
Në fakt, Istogu në dy çerekët e parë të ndeshjes e kishte epërsinë(21-17, 39-32). Por në pjesën e dytë Nikli përmbysi gjithçka, fillimisht çerekun e tretë e mbylli në epërsi me +4 pikë dallim(47-51), ndërsa në çerekun e fundit e vulosi fitoren duke fituar thellë, 53-71.
Më të dalluarit në fitoren e Niklit sot ishin, Arti Hajdari me 23 pikë, Desmond Gattis me 16 pikë, si dhe Beqë Kovaqi me 11 sosh.
Tek Istogu për fitore nuk mjaftuan, 24 pikët e Ardit Pepajt e double, double i Diamant Shabanit(12pk, 13krc).
Komentet janë të mbyllura.