Basketboll

KAPITENI I KOSOVËS U18: SYNIMI YNË I QARTË, TË KORRIM SUKSES

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët e Kosovës U18 te meshkujt të dielën kanë udhëtuar drejt Tiranës, ku do të zhvillohet FIBA European Challengers.

Kapiteni i ekipit përfaqësues, Hajriz Hazeri në një prononcim për AsistiOnline.com ka folur për ekipin, përgatitjet, shiritin e kapitenit, synimet dhe ambiciet e Kosovës në këtë turne.

Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë, sikurse në Prishtinë ashtu edhe këtu. Ne kemi arritur në Tiranë dhe jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjet që na presin. Sa i përket meje, është hera e parë që jam kapiten dhe jam i nderuar që trajneri Bekim, ma ka besuar mua këtë detyre dhe besoj se do t’ia shpërblej me rezultate së bashku me ekipin. Realisht ne kemi ardhur këtu me synime të qarta, për ti fituar të gjitha ndeshjet, besoj se do të korrim sukses, gjithmonë duke i kryer me përpikëri detyrat që na i cakton trajneri”, u shpreh Hazeri.

Kosova këtë turne e fillon më 3 Gusht, ku ndeshet me Shqipërinë, kurse më pas me Moldavinë. Në varësi të rezultateve, më pas do të luftojë për pozita të tjera. Dy kombëtaret e para kualifikuar në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë do të luajë për pozitat 5-7.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.