NDESHJA MË INTERESANTE NË ÇEREKFINALE, ITALIA APO FRANCA SHKUAN TUTJE?
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur ndeshja më interesante në çerekfinalet e Lojërave Olimpike deri tani.
Franca ka arritur të mposht Italinë me 100 telashe dhe në një ndeshje tepër interesante me rezultat 75-84.
Italia e nisi më mirë duelin(25-20), derisa Franca u rikthye në çerekun e dytë(17-23) dhe shkoi në pushim me avantazh minimal, epërsia e francezëve u ngrit sidomos në çerekun e tretë(12-21), derisa Italia në periodën e fundit e tentoi maksimalisht rikthimin dhe e fitoi çerekun(21-20), por jo edhe ndeshjen shkaku i minusit të madh nga çerekët, dy dhe tre.
Rudy Gobert me 22 pikë e 9 kërcime, Evan Fournier me 21 pikë e Nicolas Batum me 15 pikë e 14 kërcime, spikatën në këtë triumf për francezët sot.
Te Italia s’mjaftuan për fitore, Simone Fontecchio me 23 pikë e as Danilo Gallinari me 21 pikë e 10 kërcime.
Franca me të gjitha fitore deri tani në këto Lojëra Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale të Olimpiadës, atje ku ndeshet me Slloveninë. Italia eliminohet në këtë fazë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.