Basketboll

PRISHTINA DHE PEJA KANË APLIKUAR PËR LIGËN BALLKANIKE – POR…

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ditën e sotme ka publikuar vendimet e bordit të saj në mbledhjen e fundit.

Në këtë njoftim është bërë me dije se bordi i FBK-së ka shqyrtuar kërkesat e KB Sigal Prishtina dhe KB Peja për garim në edicionin 2021/22 në Ligën Ballkanike dhe ka vendosur që klubet në fjalë së pari duhet të plotësojnë kriteret për licencim në FBK konform Thirrjes, e cila do të hapet më 6 Gusht, duke përfshirë këtu kryerjen e obligimeve ndaj FBK-së dhe FIBA-s.

Pra, ende nuk është konfirmuar nëse Prishtina dhe Peja do të luajnë në BIBL (Ligë Ballkanike), pa i kryer obligimet që i kanë ndaj FBK-së dhe FIBA-s.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.