Basketboll

EKSKLUZIVE: BASHKIMI(F) TRANSFERON QENDRËN E DIJONIT TË FRANCËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas raportimit ekskluziv të AsistiOnline.com për dy transferet e para të huaja të Bashkimit në elitën e femrave, ju raportojmë edhe për një tjetër.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline, klubi i drejtuar me shumë sukses nga kryetari Rrahman Përteshi ka nënshkruar edhe me lojtaren e tretë të huaj për edicionin e ri.

Chervelle Cox do jetë basketbollistja e tretë e huaj te Bashkimi e cila luan në pozitën e qendrës me gjatësi 1.86 centimetra.

Cox vije te Bashkimi pas aventurës me skuadrën e Dijonit në Francë, derisa më herët ka luajtur edhe në Australi, Spanjë, Trinidad e Tobago, por edhe në SHBA.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.