Basketboll

SHBA-TË FITOJNË MEDALJEN E ARTË OLIMPIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fituese të medaljes së artë në Lojërat Olimpike që sivjet u mbajtën në Tokio të Japonisë.

Ekipi kombëtar amerikan i basketbollit triumfoi çaste më parë në finalen e madhe të këtyre lojërave ndaj atij të Francës me rezultat të ngushtë 82-87.

Ishte kjo një finale tejet interesante me USA-në që fitoi ngushtë dy periodat e para të duelit (18-22, 21-22) dhe shkoi në pushim me avantazh të lehtë 39-44. Loja e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë me USA-në që fitoi çerekun e tretë (24-27), derisa Franca i’a doli ta fitoj të fundin (19-16), por krejtësisht i pavlerë sepse ishte vonë dhe SHBA-ja i’u gëzua medaljes së artë olimpike.

Kevin Durant ishte engimë e pazgjidhur për francezët në këtë finale me 29 pikë i cili u mbështet edhe nga Jayson Tatum me 19, si dhe Damian Lillard e Jrue Holiday që shtuan nga 11 sosh secili.

Te Franca ishin të pamjaftueshëm për fitore, Rudy Gobert e Evan Fournier me nga 16 pikë, Guerschon Yabusele me 13, Nando DeColo me 12 e Luwawu Cabarrot me 11 të tjera.

Amerikanët e fitojnë për herë të 4-të rresht medaljen e artë në Lojëra Olimpike në basketboll dhe të 16-tën në histori, karshi 1 të argjende dhe 2 të bronztave.

Përderisa, Franca mbetet pa medalje të artë dhe tash ka 3 të argjenda që i bie se ka humbur 3 finale në Lojëra Olimpike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.