Basketboll

IZRAELI DO TË LEJOJË HYRJEN VETËM PËR LOJTARËT E HUAJ TË VAKSINUAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Rritja e numrit të rasteve aktive me virusin covid-19, ka alarmuar mbarë botën e poashtu edhe botën e sportit.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se shteti i Izraeli do të lejojë hyrjen vetëm për lojtarët e huaj të vaksinuar, pra lojtarët e huaj do të duhet të vaksinohen nëse duan të luajnë për një ekip izraelit

Sipas Sport5, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit do të lejojë hyrjen e lojtarëve të huaj në Izrael duke paraqitur një certifikatë vaksinimi / shërimi. Ndërsa të pavaksinuarve do t’u kërkohet të nënshkruajnë një dokument në të cilin ata detyrohen të vaksinohen. Një lojtar që refuzon të nënshkruajë, nuk do të marrë vizë hyrjeje. Një karantinë shtatë-ditore është gjithashtu e nevojshme pas hyrjes në shtetin izraelit.

Disa ekipeve tashmë iu ishte dhënë një paralajmërim për mospasjen e angazhimit të sipërpërmendur në rastin e disa lojtarëve. Fillimi i garave atje është shtyrë me një javë për të lejuar ndër të tjera ekipet të përgatiten për protokollin e lëshuar së fundi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.