JON ISMAJLI DJE ISHTE AFËR SHIFRAVE QË RRALLË KUSH I ARRIN NË BASKETBOLL
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës U16, Jon Ismajli ditën e djeshme ishte afër një rekordi që rrallë kush e arrin në basketboll.
Edhe pse vetëm 16 vjeçar dhe pikërisht kjo do të ishte veçantia e rekordit, Ismajli në duelin përballë Gjibraltarit që Kosova U16 e fitoi thellë në kuadër të European Challengers që po zhvillohet në Prishtinë, ishte shumë afër shifrave magjike, quadriple-double apo dyshifror të katërfishtë.
Me 25 pikë, 12 vjedhje topash, 10 asiste e 8 kërcime, 15 vjeçari nga Prishtina dje ishte afër ta thejë një rekord që për gjeneratën U16, nuk e ka arritur askush në Kosovë e në Evropë ndoshta vetëm një lojtar.
Shifrat magjile quadriple-double në Evropë me U16, sipas të dhënave zyrtare që figurojnë në internet i ka realizuar vetëm një lojtar, Ricky Rubio me Spanjën në vitin 2006 në FIBA European Championship U16.
Në atë botë, Rubio në duelin kundër Kroacisë të cilin ‘iberikët’ e kishin fituar 82-106, Rubio kishte shkëlqyer me dyshifror të katërfishtë, 19 pikë, 13 asiste, 10 kërcime e 11 vjedhje topash.
Jon Ismajli në këtë Evropian që po mbahet në kryeqytetin tonë, deri tani po luan me mesatare, 11 pikë, 6.7 asiste e 5 kërcime për ndeshje.
Të kujtojmë se Joni është i biri i ish-basketbollistit prishtinas, Afrim Ismajli – Gulli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.