HIDHET SHORTI PËR GARAT E SUPERLIGËS SË KOSOVËS
Është hedhur shorti për edicionin e ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Edicioni i ri do të fillojë në mesin e muajit shtator.
Ky edicion pritet të jetë shumë interesante, kurse nuk mungojnë ndeshjet interesante që nga java e parë, ku përballen Prizreni 16 dhe Rahoveci, ndërsa kampioni Golden Eagle Ylli në xhiron e parë përballet me Trepçën. Skuadra e inkuadruar në elitë, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën, kurse çifti i fundit është Peja-Bashkimi.
Rivalët e vjetër, Peja dhe Sigal Prishtina do të përballen në javën e dytë.
Edicioni i ri do të nisë me Final 8 Superkupa, ku marrin pjesë tetë skuadrat e elitës nga 1 deri më 5 Shtator.
Shorti i plotë në uebfaqen zyrtare të FBK-së.
Komentet janë të mbyllura.