Basketboll

SUPERKUPA NUK DO TË SHTYHET, DERISA STINORI I SUPERLIGËS…

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se është përfolur shumë ditëve të fundit, edicioni i ri në basketbollin e Kosovës nuk pritet të shtyhet dhe me shumë gjasa do të fillojë në kohën e paraparë.

Ashtu siç ka mësuar AsistiOnline.com është konfirmuar edhe nga krerët e FBK-së, se edicioni i ri i garave pritet të nisë më 1 shtator me ndeshjet e Superkupës, derisa për garat e kampionatit të Superligës ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Në lidhje me këtë temë, sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku në një përgjigjje të dhënë me shkrim për AsistiOnline.com e ka sqaruar çështjen e edicionit të ri në basketbollin e Kosovës.

Superkupa e Kosovës do të organizohet në datat e parapara, pra prej 1 deri më 5 Shtator. Ndërsa për vendin e organizimit, bordi i FBK-së do të vendosë deri të premtën”.

Derisa në përgjigjjen për startin e Superligës së Kosovës, sekretarja e FBK-së dha këtë përgjigjje.

”Sa i përket fillimit të edicionit të ri të garave në Superligë, ekziston mundësia që të shtyhet për 11/12 Shtator, por deri më tani nuk ka asgjë definitive sa i përket shtyerjes për pak ditë, pasi edhe për këtë pikë, bordi i FBK-së do të vendosë më së largu deri të premtën”, tha Dushku.

Për çdo risi AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar në kohën reale, andaj qëndroni me ne.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.