NGA RAHOVECI DIREKT E NË SPANJË!
Prishtinë(AsistiOnline) – Amadi Ikpeze ishte njëri nga basketbollistët e huaj të Rahovecit që edicionin e kaluar pati paraqitje mjaftë të mira.
Edhe pse i ri në moshë, 23 vjeçari nga New Yorku luajti me Rahoveci në shumicën e ndeshjeve si startues dhe e arsyetoi besimin nga trajnerët.
Tash kur po afrohet edicioni i ri, qendra 208 centimetërshe është transferuar në njërën prej shteteve me basketbollin më të zhvilluar në Evropë, Spanjë.
Amadi ka nënshkruajtur me skuadrën nga Liga e parë spanjolle, ”Palma”.
Te Rahoveci, Ikpeze në 27 ndeshje kishte luajtur me mesatare, 9.1 pikë e 11.1 kërcime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.