Basketboll

VAZHDON FORMA E LARTË E ERXHAN OSMANIT NË FAZËN PËRGATITORE ME BESHIKTASHIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Erxhan Osmani po e vazhdon formën e lartë me Beshiktashin para edicionit të ri.

Basketbollisti me prejardhje nga Tropoja, po shkëlqen me Beshiktashin në fazën përgatitore para fillimit të garave, ku skuadra turke ka zhvilluar një turne para-sezonal.

Në tri duelet e zhvilluara në këtë turne të organizuar nga Turk Telekomi, Osmani me Beshiktashin ka luajtur me mesatare prej 15 pikëve, 6.3 kërcimeve e 2.3 asisteve për ndeshje.

Të kujtojmë se edhe në edicionin e fundit me skuadrën e njohur turke, Erxhani tregoi lojëra fantastike dhe me 23 vite moshë e pret një e ardhme e ndritur, gjithnjë nëse vazhdon me këtë ritëm të punës.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.