PEJA LIRON NJËRIN NGA LOJTARËT E HUAJ!
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas performancave jo të mira në dy ndeshjet zyrtare të Superkupës, KB Peja ka vendosur ta lirojë njërin nga lojtarët e huaj.
Bëhet fjalë për qendrën kanadeze, Matt Neufeld i cili nuk ka bindur me cilësi drejtuesit e skuadrës pejane dhe AsistiOnline.com ka mësuar se është vendosur për largimin e tij.
Në dy ndeshjet e Superkupës me Pejën, Neufeld u paraqit me mesatare prej 6 pikëve, 7.5 kërcimeve e 2 asisteve për ndeshje.
Peja pritet që shpejtë ta gjejë zëvendësin e të larguarit, Neufeld.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.