LIS SHOSHI LARGOHET NGA PEJA DHE TRANSFEORHET NË NJË SKUADËR NGA IZRAELI
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kosovar, Lis Shoshi më nuk do jetë pjesë e skuadrës së Pejës.
Qendra 211 centimetërshe që tashmë është liruar edhe nga klubi i Pejës, pritet të nënshkruajë me një skuadër nga Izraeli, emri i së cilës ende nuk është bërë i ditur.
Largimin e Shoshit nga Peja e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Pejës, Arbër Elshani.
Lisi në edicionin e kaluar me Pejën u paraqit në 14 ndeshje me mesatare prej, 14.3 pikëve, 9.1 kërcimeve e 2.2 asisteve.
Të kujtojmë se basketbollisti pejan edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e basketbollit izraelit, derisa ka përvojë edhe në SHBA e Lituani.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.