Basketboll

NGA NESËR KAQ TIFOZË DO TË LEJOHEN NË NDESHJET E ART MOTION SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar klubet në gjirin e saj se nga xhiro e vikendit do të lejohet një numër i caktuar i publikut në palestra.

Nga xhiroja e dytë e ART Motion Superligës, klubeve organizatore të ndeshjeve konform udhëzuesit për zhvillimin e garave, do t’ju lejohet prezenca e 100 shikuesve në palestër të cilët duhet tu nënshtrohen këtyre masave që vijojnë si mëposhtë:

– Shikuesit në palestrat sportive duhet të respektojnë masat mbrojtëse:

– Respektimi i distancës 1,5 metra
– Vendosjen e maskës (mbi hundë) dhe ulëset 1 në 3 ulëse.
Si dhe të posedojnë një nga dëshmitë:
2.1 Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë.

– Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjes.

/AsistiOnline.com/�

Komentet janë të mbyllura.