KENAN SPAHIU TE SKUADRA E NJOHUR SPANJOLLE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje shqiptare, Kenan Spahiu është bërë me skuadër të re për edicionin në të cilin kemi hyrë.
26 vjeçari i lindur në Prishtinë ka nënshkruajtur me skuadrën e njohur spanjolle, ”Zaragoza”.
Spahiu do jetë pjesë e spanjollëve minimalisht për 4 muaj dhe me mundësi vazhdimi deri në fund të stinorit që atje filloi para dy ditëve.
Në duelin debutues me Zaragozën, Spahiu luajti për 9 minuta dhe kontriboi me 2 pikë e 1 kërcim në fitoren e tyre ndaj Manresës 98-91.
Të kujtojmë se Spahiu karrierën profesioniste e kishte nisur në sezonin 2010/11 te skuadra turke e Tofasit, për të kaluar më pas tri sezone te Fenerbahçe(2013/16), te Karsiyaka luajti në edicionin 2015/16, kaloi te Besiktasi për tri sezone(2016/19), te Real Betisi luajti në edicionin 2019/20, pastaj u rikthye te Fenerbahçe në edicionin 2020/21.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.