Basketboll

DRITA HUAZON LOJTARIN E PRIZRENIT 16

Prishtinë(AsistiOnline) – Drita e ka huazuar një lojtar të huaj nga rivali i elitës kosovare, Prizreni 16.

Gjilanasit kanë huazuar nga Prizreni 16, basketbollistin amerikan që luan në pozitat 2/3, Isaiah Johnson.

Lojtari në fjalë me Prizrenin u paraqit në 2 ndeshje të Superligës së Kosovës me mesatare prej 4.5 pikëve, 3.5 kërcimeve e 1 asisti për ndeshje.

Të kujtojmë se Johnson me Prizrenin 16 e fitoi edhe Superkupën e Kosovës në fillim të stinorit, derisa ishte pikërisht skuadra e Dritës ajo që e mposhtën në çerekfinale.

Johnson bëhet lojtari i dytë i huaj te Drita aktualisht.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.