Basketboll

PRISHTINA FINALISTJA E DYTË TE SUPERKUPA E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina është skuadra e dytë finaliste e Superkupës së femrave.

Vashat kryeqytetase me fitore ndaj Bashkimit sonte me rezultat 73-69, kanë arritur të kalojnë në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës.

Rrjedha e ndeshjes ishte tejet interesante me Prishtinën që fitoi dy periodat e para(20-19, 24-16) dhe shkoi në pushimin mes pjesëve me rezultat 44-35.

Në pjesën e dytë, Bashkimi tentoi maksimalisht rikthimin duke fituar dy periodat e fundit ngushtë(13-16, 16-18), por deficiti i madh nga çereku i dytë bëri që ta humbisnin ndeshjen.

Në fitoren e Prishtinës sonte vashat më të dalluara ishin, Sarah Mgbeike me 26 pikë, Aisia Robertson me 23 dhe Diellza Dekaj me 12 sosh.

Te Bashkimi nuk mjaftuan për fitore, Chervelle Cox me 18 pikë e 13 kërcime, Ulpiana Emra me 12 pikë, si dhe Takyra Gilbert e Irma Konjusha me nga 11 pikë secila.

Në finale, Prishtina do të takohet me Penzën nesër nga ora 19:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.