EKSKLUZIVE: SKUADRAT KOSOVARE PAS MUJO THAÇIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Nëse dikur ka qenë i kërkuar si lojtar, Mujo Thaçi tash po kërkohet për postin e trajnerit.
Ish-basketbollisti shqiptar i disa skuadrave kosovare dhe një prej më të mirëve në historinë e basketbollit tonë, Muhamed-Mujo Thaçi duket se shpejtë mund të rikthehet në palestrat kosovare, por tash në rolin e trajnerit.
Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com nga burimet e veta në teren, Muja është kontaktuar nga tri skuadra kosovare që e kanë ofertuar shumë seriozisht, por që ende nuk ka diçka konkrete dhe çdo gjë është duke u shqyrtuar me kujdes.
Të kujtojmë se Muja në dy edicionet paraprake me shumë sukses drejtoi klubin elitar nga Gjeorgjia “Dinamo Tbilisi” që për pronar ka ish-NBA lojtarin, Zaza Pachulia dhe me ta arriti suksese historike.
Mbetet të shihet e ardhmja e dikur lojtarit që dridhte palestrat kosovare në periudhën më të lavdishme të basketbollit kosovar.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.