Basketboll

LUFTË E MADHE, POR HUMBJE NË START TË BIBL PËR PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka nisur stinorin e ri të Ligës Ballkanike me humbje.

Kryeqytetasit kanë pësuar në shtëpi nga Akademik Plovdivi me rezultat 85-94.

Prishtina e nisi shumë më mirë këtë duel duke fituar çerekun e parë 31-19, derisa Akademiku u rikthye në lojë shpejtë dhe fitoi çerekun e dytë 17-27 e pjesa e parë e duelit u mbyll me epërsi të lehtë të vendasve 48-46.

Në pjesën e dytë, Akademiku vazhdoi lojën e mirë nga çereku i dytë dhe fitoi dy periodat vendimtare(18-27, 19-21), për ta fituar ndeshjen me meritë.

Në fitoren e bullgarëve sonte më të mirët ishin, Tomislav Minkov me 26 pikë, Vasil Bachev me 15 pikë, Nemanja Besovic e Nikolay Nikolov me nga 14 pikë dhe Nikolay Titkov me 11 sosh.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Dachon Burke me 26 pikë e Lejson Zeqiri me 21 sosh.

Në xhiron e rradhës, Prishtina takohet me KK TFT-në në Shkup.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.