FINALE PRIZRENASE NË LIGËN E DYTË, MEGASPORTI MPOSHT LLAPIN DHE NUK LEJON BEFASI
Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra prizrenase Megasport, është finalisti i dytë i ”Play Off”-it të Ligës së dytë.
Skuadra prizrenase e udhëhequr nga Edon Godeni, për pak i ka ikur befasisë së stinorit për tu eleminuar nga ”Play Off”-i, por sonte ishte e vëmendshme dhe në ndeshjen e tretë ndaj Llapit, arriti të fitojë takimin dhe të kalojë në finale, ku e pret skuadra tjetër prizrenase, New Basket.
Prizrenasit sonte mposhtën, Llapin e Podujevës me 20 pikë dallim(75-56). Ndërsa me seri të ndeshjeve prizrenasit triumfuan, 2-1.
Pra, finalja e Ligës së dytë. Zhvillohet në mes të dy skuadrave prizrenase, Megasport – New Basket.
Komentet janë të mbyllura.