Basketboll

YLLI FINALISTI I PARË I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Prishtinë(AsisistiOnline) – Kampioni aktual i Ligës Unike, Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i Superkupës Mbarëkombëtare mes ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova.

Skuadra nga Theranda ka triumfuar në duelin e parë gjysmëfinal të kësaj gare, ndaj ekipit të Teutës së Durrësit me rezultat përfundimtar 73-89.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Golden Eagle Ylli e nisi shumë më mirë duke e fituar çerekun e parë 16-25, derisa i dyti i takoi minimalisht Teutës 18-17 dhe mysafirët nga Kosova mbyllën pjesën e parë me avantazh 34-42.

Në pjesën e dytë vazhdoi të zhvillohet lojë e ngushtë, ku çerekun e tretë e fitoi Ylli minimalisht 23-24, derisa të fundin e fitoi me epërsi solide(16-23), për të siguruar fitore të qetë sonte në fund.

Liderë statistikorë të therandasve në fitoren e sontme ishin, Gëzim Morina me 27 pikë, Mikaile Tmusiq me 20, Erjon Kastrati me 18 e Cameron William me Barret Bensonin që shtuan nga 9 sosh.

Tek Teuta lojë të mirë shfaqën, Caneron Satterwhite me 20 pikë, Tyler Peterson me 16 e Tamas Bruce(ish-lojtari i Yllit) me 14 sosh, por që s’mjaftuan për fitore.

Ylli në finale takohet me fituesin e duelit të dytë gjysmëfinal që luhet sonte nga ora 20:30, Vllaznia – Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.