Basketboll

NDESHJE PËR ”INFARKT”, REALI TRIUMFON NDAJ FENERIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Në praninë e afro 7 mijë shikuesve, Real Madridi e ka fituar minimalisht përballjen derbi ndaj Fenerbahçes sonte në Euroligë.

Skuadra madrilene ka triumfuar ndaj turqëve nga Stambolli me vetëm 1 pikë dallim 70-69, në një super-duel që fituesin e mësoi vetëm në sekondat e fundit, sepse po të shënonte Marial Shayok nga tentimi për tre në sekondin e fundit, fitorja do i takonte Fenerit, por ai dështoi.

Fabien Causeur me 16 pikë e Thomas Heurtel me 10 sosh, ishin dy basketbollistët e vetëm të Realit me pikë dyshifrore sonte.

Derisa te Feneri s’mjaftuan për fitore, Nando DeColo me 11 pikë e Jan Veseley me 10 sosh.

Në duelet e tjera të mbrëmjes u arritën këto rezultate:

Anadolu Efes – Unics Kazan 71-68.
Zalgiris Kaunas – Bayern 73-75.
Maccabi Tel Aviv – Panathinaikos 77-73.
Olimpia Milano – Lyon 73-72.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.