Basketboll

DITA E DYTË E XHIROS NË LIGËN UNIKE NISË ME NJË DUEL INTERESANT

Prishtinë(AsistiOnline) – Dueli i dytë i xhiros hapëse të stinorit të ri në Ligën Unike mes Shqipërisë dhe Kosovës zhvillohet në Prizren.

Ekipi i Prizrenit 16 që sivjet e fitoi trofeun e parë në histori të klubit, pret në Therandë ekipin shqiptar të Kamzës nga Tirana.

Të dyja ekipet debutojnë në Ligën Unike sot dhe natyrisht që kërkojnë fitoren për ta nisur me këmbë të mbarë një sezon të gjatë dhe me shumë ndeshje.

Prizreni 16 në stinorin e ri të elitës kosovare ka bilanc prej 5 fitoreve dhe 2 humbjeve, derisa Kamza në Shqipëri ka një fitore e një humbje.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1 dhe Klan Kosova.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.