Basketboll

PEJA E NISË LIGËN UNIKE ME FITORE NË DURRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pejës i ka takuar derbi me Teutën në xhiron debutuese të Ligës Unike.

Verdhezinjët nga Kosova kanë festuar ndaj durrësakve të Teutës me shifrat finale 73-82.

Peja i fitoi dy çerekët e parë të kësaj ndeshje me rezultat identik 14-19, 14-19 dhe shkoi në pushim me avantazh 28-38.

Në pjesën e dytë pak më mirë e nisi Teuta që e fitoi çerekun e tretë minimalisht 20-19, derisa perioda e fundit u mbyll baraz 25-25 dhe nuk luajti rol fare dhe në fund Peja iu gëzua fitores.

Tre basketbollistët më meritorë dhe të vetmit që arritën pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sonte ishin, Stephen Maxwell e Henrik Shirko me nga 22 pikë dhe Arian Qallaku që shtoi 17 sosh, ndërsa munguan Dardan Berisha e Erdem Ilter për shkak të lëndimeve.

Te Teuta s’mjaftuan për fitore katër amerikanët: Mitchell Pelissier kishte 18 pikë, Cameron Saterwhite 16, Tamas Bruce 13 dhe Tyler Peterson që shtoi 11 sosh.

Në xhiron e ardhshme të Ligës Unike, Peja i shkon Yllit e Teuta luan ndaj Rahovecit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.