Basketboll

LAKERS ARRIJNË FITOREN E PARË TË STINORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Lakers më në fund e kanë arritur fitoren e parë të stinorit të ri në NBA.

Pas dy disfatave rresht, ekipi nga Los Angjelosi ka triumfuar ndaj Memphis Grizzlies edhe pse me shumë vështirësi dhe rezultat final 121-118.

Veterani, Carmelo Anthony ishte individi më i dalluar në këtë fitore shpresëdhënëse për Lakers me 28 pikë, Anthony Davis kishte 22 e LeBron James 19 sosh.

Te Grizzlies s’mjaftuan për fitore, Ja Morant me plotë 40 pikë e 10 asiste e as Steve Adams me 14 pikë e 16 kërcime.

Në duelet e rradhës, Lakers ndeshen me San Antonion e Grizzlies takohen me Portlandin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.